Arrestohen dy të dyshuar, mashtruan viktimën për vizë dhe i morën 4 mijë euro

Katër mijë euro është shuma qe një gjakovare u ka dhënë dy të dyshuarve, të cilët i thanë se do ta pajisnin me vizë.

Viktima kishte raportuar rastin në polici si mashtrim, më 12 shkurt të këtij viti.

Lidhur me këtë rast, gjatë ditës së djeshme policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit që kanë kryer veprën.

Ata janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.