Supergoli i Xhakës shuan shpresat e Manchester United për pozitën e katërt

Sapo ka përfunduar sfifda hapëse e xhiros së 34 në Premier Leaguen angleze, ku Arsenali i Xhakës mposhti 3-1 Manchester Unitedin e Ronaldos.

Ndeshja nisi shumë mirë për londinezët që shënuan në minutën 3′ me anë të Nuno Tavares që nga afërsia nuk gaboi.

Manchester United kishte një mundësi të mirë me Dalot që koditi traversën, por në minutën e 30′ në të njëjtin aksion ndodhën shumë gjëra.

Fillimisht shënoi gol sulmuesi Eddie Nketiah, por anglezi ishte në pozitë jashtë loje, por në po atë aksion u shikua në VAR edhe për një penallti që Alex Telles kishte shkaktuar dhe kështu u vendos për penallti për Arsenalin.

Nga pikave bardhë shënoi Bukayo Saka dhe çoi rezultatin në 2-0.

Musafirët u kthyen shumë shpejtë në lojë pas golot të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e psrë e cila kishte shumë intensitet.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë mga të dy skuadrat.

Në minutën 57′ u akordua për penallti për Manchester United pasi Tavares preku topin me dorë dhe përgjegjësinë për të goditur njëmbëdhjetmetërshin e mori Bruno Fernandes që e goditi shtyllën.

E çuditshme të shohësh Ronaldon në fushë dhe penalltin ta godas dikush tjetër, megjithatë ishte vet Ronaldo që shkoi i pari dhe e ngushëlloi bashkëlojtarin dhe bashkëatdhetarin e tij.

Katër minuta më vonë Ronaldo shënoi gol, por ishte në pozitë jashtë loje.

Në minutën e 70′ ishte kiha që shikuesit të shohin momentin më të bukur të ndeshjes.

Granit Xhaka shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca pas një goditje të fuqishme me të majtën duke mposhtur portierin David De Gea.

Ky gol i Xhakës vrau shpresat e Manchester United për një rezultat pozitiv dhe rrjedhimisht vëniti gjasat për pozuitën e katërt që dërgon sezonin tjetër në Champions League.

Tani Arsenali ka grumbulluar 60 pikë në 33 ndeshje dhe ndodhet në pozitën e katërt, kurse Manchester United ndodhet e gjashta me 54 pikë në 34 ndeshje të luajtura.