FSK- ja sot ka realizuar garën tradicionale “Forca 2022”, garë kjo e cila i paraprinë garës së “Ushtarit më të mirë” në FSK.
Pjesë e kësaj gare ishte edhe ushtari i ri nga fshati Kopiliq i Poshtëm, Edon Shala, i cili bëri një përformancë jashtëzakonisht të mirë dhe si rezultat ekipi i tij u shpall fitues i kësaj gare.
Për këtë garë ka shkruar edhe Ministri i FSK-së, Armend Mehaj, i cili ka deklaruar se realizimi i garave të tilla në FSK ngrit nivelin e gatishmërisë, shkathtësitë ushtarake dhe është promovim i shpirtit luftarak dhe garues ndërmjet ushtarëve.
Postimi i tij i plotë:
“FSK-ja realizon garën “Forca 2022”
Komanda e Logjistikës e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar garën tradicionale “Forca 2022”, garë kjo e cila i paraprinë garës së “Ushtarit më të mirë” në FSK.
Garuesit u sfiduan në disa disiplina: çmontimi dhe montimi i armës M4, tërheqja e litarit, gjuajtja e granatës, gara e forcës dhe grup aktivitetesh .
Realizimi i garave të tilla në FSK ngrit nivelin e gatishmërisë, shkathtësitë ushtarake dhe është promovim i shpirtit luftarak dhe garues ndërmjet ushtarëve.”