Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.
Në orën 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Levits me ceremonitë më të larta shtetërore.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits mbajnë konferencë për media.