Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Ajo thotë se kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, raporton Indeksonline.
“Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur ën vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Ksoova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UCK-në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha Gërvalla.