Mazhoranca merr në ‘shënjestër’ Musliun, e krahasojnë me Vucic, Brnebic dhe Vulin

Mazhoranca merr në ‘shënjestër’ Musliun, e krahasojnë me Vucic, Brnebic dhe Vulin

 

Pas një deklarate që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë para një grupi të diasporës në Gjermani, duke thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor kosovarët jashtë vendit, duke ju referuar fondit  për ushtri. Ka bërë që të jetë në shënjestër të deputetëve të mazhorancës, të cilët e kanë tepruar duke e krahasuar kolegen e tyre, deputetën Musliu me krerët e shtetit serb, Vucic dhe Brnabic, shkruan Gazeta Metro.


Musliu, para mërgimtarëve në Gjermani kishte thënë se kryeministri Kurti është duke e mashtruar diasporën me Fondin e Sigurisë.

“Ai (Albin Kurti) diasporen e sheh vec si kuletë dhe si votë, asgjë më tepër. Prandaj, mos lejoni të ju keqpërdorë. Nuk bëhet ushtria e Kosovës me ndihma. Për ushtrinë e Kosovës PDK ashtu sic e ka themelu ka dhënë edhe plan konkret se si duhet të bëhet dhe forcohet ushtria”, kishte thënë Musliu.

E kjo ka bërë që deputetët e mazhorancës, Sali Zyba, nga Vetëvendosje si dhe deputeti i Listës Guxo, që ta krahasojnë kolegen e tyre Musliu me zyrtarë serb.

Interpretimin e kësaj deklarate të Musliut, nga Zyba ka shkuar aq larg sa është krahasuar me presidentin serb, Aleksandër Vucic, duke thënë se forcimin e ushtrisë kosovare, krahas Vucic “paska dalë edhe deputetja e PDK’së”.

“Nëse ka pasur përbashkim shoqëror e politik në Kosovën e pasluftës ajo është padyshim Ushtria e Kosovës dhe forcimi i saj, por sot për këtë gjë fatkeqsisht të pakënaqur krahas Vuçiq-it e Serbisë na paska dale edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu. E kam të pamundur ta kuptoj motivin e kësaj thirrje”, thuhet tutje në postimin e Sali Zybës.

Përveç Zybës, po aq i tepruar dhe i ulët ka qenë edhe reagimi i deputetit, Haxhi Avdyli, i cili ka vazhduar diskursin e kolegut të tij, duke e krahasuar Musliun me kryeministren e Serbisë, Brnabic dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin.

Ai tha se këta të tre ‘Vulin, Brnabic dhe ndoshta dhe Musliu’ po tmerrohen që një aeroplan i madh ushtarak ateroi në Prishtinë.

“Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, shkroi Avdyli./gazetametro.net