Bunkeri i ndërtuar 24 vite më herët në qendër të Shtimës u rrënua para dy dite.
Ky bunker gjendet pikërisht në oborrin e serbit Branisllav Stakiqit, duke dëshmuar kështu dhunën dhe terrorin e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullit shqiptar.
Lulzim Sahiti, zyrtar në Komunën e Shtimës tha se ky bunker kishte pesë dritare për të sulmuar në të gjitha anët e qytetit.
“Në qendër të Shtimes, para dy dite ky bunker u rrënua. Ishte ndërtuar në vitin 1998, në oborrin e shtëpisë së Branisllav Stakiqit! Me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria dhe policia serbe që ushtronte dhunë e terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare por edhe pakica serbe lokale ishte përgatitur me vite të tëra për të sulmuar fqinjët e tyre shqiptar. Ky bunker i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla për të sulmuar në të gjitha pjesët e qytetit”, shkroi Sahiti.
Kandidati për kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Qemajl Aliu, në mbrëmjen e 14 nëntorit kur u publikuan rezultatet preliminare të KQZ-së, ku Aliu doli fitues shkroi se “më në fund pas 22 vitesh, Shtimja është e lirë”.