Një person ka vdekur si pasojë e lëndime që ka marrë gjatë punës.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN /Obiliq 16.04.2022. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.