Martohet ushtari i FSK-së, në ditën më të lumtur viziton dhe bën fotografi tek varri i babait dëshmorit Beqir Rexhepi

 riu që po qan në krahët e vëllait, është Ridvani, djali i dëshmorit të kombit, Beqir Rexhepit.

Kjo fotografi është ilustrim i gjithë vuajtjes që kaloi familja Rexhepi nga Qirezi i Skënderajt.

Por, se jeta triumfon gjithmonë, tregues është trashëgimia e familjes Rexhepi dhe rritja e saj.

Ridvani u martua me Artën dhe në ditën më të lumtur të jetës, zgjodhi të vizitojë varrin e babait, ku edhe realizoi fotografi të dasmës në monumentin “Piramida”.

Kujtojmë se Ridvani, përveç kujtimit, e ka vazhduar edhe misionin e babait të tij, Heroit Beqir Rexhepi, pasi shërben si ushtar i Kosovës.