Buxhet marramendës – për shtatë vjet Gjykata Speciale shpenzoi 275 milionë euro

Puna e Gjykatës Speciale është intensifikuar dukshëm muajve të fundit. Gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka përfunduar. Ai ndaj Salih Mustafës gjithashtu po shkon drejt fundit, kurse procesi së shpejti nis ndaj Pjetër Shalës. Megjithatë, buxheti që ka pasur Specialja në dorë viteve të fundit është marramendës. Për shtatë vjet, Dhomat e Specializuara kanë pasur buxheti 275 milionë euro. Gazeta Nacionale sjell detaje.

Burim kryesor i financimit për Dhomat e Specializuara të Hagës, janë takspaguesit evropianë. Nga BE-ja, Specialja merr pjesën më të madhe të fondeve. Megjithatë fonde gjykatës që dikush e vlerëson të Kosovës e dikush jo, i janë ndarë edhe nga shtetet kontribuese si Norvegjia e Zvicra.

<b></b> Tokat e Manastirit të Deçanit mollë sherri në Twitter, përplasin ministrin Çeku dhe Petkoviqin

Politikë / Tokat e Manastirit të Deçanit mollë sherri në Twitter, përplasin ministrin Çeku dhe Petkoviqin

Gazeta Nacionale ka siguruar nga Gjykata Speciale buxhetin e ndarë për këtë gjykatë që nga viti 2016. Në periudhën kohore 2016 – 2023, Gjykata Speciale ka përfituar 275 milionë euro. Kjo përfshirë fondet e ndara nga BE-ja, por edhe shtetet e tjera kontribuese.

MILIONAT E SPECIALES

Gazeta Nacionale sjell fondet e Gjykatës Speciale të saktësuara, për secilin vit veç e veç:

2016 – 2017: Shtetet anëtare të BE-së e kanë përkrahur Gjykatën Speciale me buxhet prej 29 milionë e 100 mijë euro.

Ligji / Certifikata që ia pamundësoi ëndrrën Shpendit – të riut që sot punon në Kroaci

2017 – 2018: Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar buxhet për Specialen në vlerë 41 milionë e 314 mijë euro.

2018 – 2020: Për këto dy vjet, Bashkimi Evropian ka ndarë buxhet për Dhomat e Specializuara në vlerë 86 milionë e 250 mijë euro.

2021 – 2023: Për vitin që lamë pas, këtë aktualin, dhe vitin e ardhshëm, BE-ja ka ndarë 110 milionë e 279 mijë euro.

Megjithatë, përveç këtyre fondeve, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë pranuar ndihmë nga Qeveria e Norvegjisë në vlerë totale prej 8 milionë e 257 mijë euro, për zhvendosjen e procedurave në objektet në Hagë.

Përveç Norvegjisë, shtet kontribues për Specialen është edhe Zvicra. Që nga viti 2018 deri më 2022, dhe për vitin 2023, Zvicra ka ndarë afro 500 mijë euro për Dhomat e Specializuara, kryesisht për aktivitetet informuese dhe mediale në Kosovë.

Pra, në total, nga të hyrat që janë publike, shuma e ndarë për Specialen në shtatë vjetët e fundit është 275 milionë e 672 mijë euro. Nëse llogaritet për secilin vit veç e veç, buxheti vjetor për Specialen është pothuajse 40 milionë në vit. Këtu hyjnë bashkë Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

DETAJE

Dhomat e Specializuara nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtyre shumave. Megjithatë, në raportin e punës për vitin 2020 të Speciales, jepen detaje për mënyrën e financimit.

“DHSK-ja ka rregulla dhe procedura financiare tejet rigoroze. Në përputhje me marrëveshjen për subvencionim, një firmë e jashtme e auditimit kryen rregullisht verifikime të pavarura të shpenzimeve të llogarive financiare. Si institucione të financuara nga BE-ja, DHSK-ja dhe ZPS-ja gjithashtu i nënshtrohen auditimit jo të drejtpërdrejtë edhe nga Gjykata Evropiane e Auditorëve dhe Shërbimi i Auditimit të Brendshëm i Komisionit Evropian. Gjatë auditimeve dhe verifikimeve të kryera në vitin 2020 nuk u identifikua asnjë parregullsi. Në fund të çdo periudhe raportimi buxhetor, llogaritë përfundimtare dhe raportet e verifikimit të shpenzimeve i dorëzohen Shërbimit të Komisionit Evropian për Instrumente të Politikës së Jashtme (IPJ)”, thuhet në raport.

KRITIKAT E AVOKATËVE

Skënder Musa që është avokat i licensuar nga Gjykata Speciale, thotë se gjithë këto shuma marramendëse, Specialja nuk ka arritur t’i prezantojë në praktikë me punë. Sipas Musës, në shumicën e rasteve, Dhomat e Specializuara kanë dështuar ta zbatojnë planin e punës dhe kërkesat nga mbrojtja.

Janë shpenzime marramendëse dhe në bazë të kësaj që po shohim deri tash nuk i kanë arsyetuar këto mjete financiare, sepse Gjykata Speciale nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm se ka vazhduar paraburgimin, ka mbajtur disa seanca konferenca statusore, Prokuroria ka ngritur aktakuza, ende s’ka shpalosur të gjitha provat, dhe kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një gjykatë të mirëfilltë”, ka thënë Musa.

Nuk ia ka vlejtur fare dhe nuk ia vlen të ekzistojë më shumë kjo gjykatë sepse është themeluar në bazë të presionit nga Serbia dhe Rusia dhe si e tillë nuk është parë ndonjëherë në historinë e njerëzimit të formohet gjykatë e veçantë ashtu sic kanë ndodhë me gjykatën speciale e cila merret vetëm me trajtimin e cështjeve të ngritura në bazë të raportit të Dick Martyt”, theksoi avokati Musa.

Dhomat e Specializuara të Hagës janë duke u mbajtur në paraburgim 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetwr Shala dyshohen për krime lufte.

Kurse, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati për pengim të drejtësisë.