Mark Ademaj sonte ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga përleshja me thikë në afërsi të Zllakuqanit të komunës së Klinës.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se pas një konflikti mes familjes Ndrecaj dhe Ademaj ku janë përdorur thikat ku më pas konflikti ka eksaluar duke përdorur edhe armë zjarri, ka humbur jetën Marku.
I dyshuari kryesor për vrasjes e tij është A.Ndrecaj.
Ndërkohë, nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se deri tani janë arrestuar tre të dyshuar.
“Rreth orës 18:20, policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Klinës. Viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal, ku pas pak kohësh mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”.