Deputetja Ganimete Musliu i ka bërë thirrje publike mërgatës kosovare, që të mos kontribuojë në Fondin e Sigurisë.
Fondi i Sigurisë i Kosovës, i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 1 mars të muajit të kaluar, është dedikuar, për siç ka thënë Kryeministri Albin Kurti:
“për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore”, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), në një ndej të organizuar me bashkatdhetarët të cilët jetojnë në mërgim, ka bërë thirrje që ata të mos kontribuojnë në këtë fond, me arsyen se kryeministri “po i mashtron”.
“Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ashtu siç e ka themelu Ushtrinë e Kosovës, ka dhanë edhe plan konkret se si duhet të bëhet dhe të forcohet ushtria, prandaj, për hir t’jujin, për hir të fëmijëve t’juj, për hir të Kosovës, MOS E DURONI, MOS E PËRKRAHNI, MOS E DËMTONI BUXHETIN E FAMILJEVE TUAJA SEPSE ËSHTË KAH JU MASHTRON, është kah ju mashtron, ta keni të qartë: ËSHTË KAH JU MASHTRON!” – ka thënë deputetja Ganimete Musliu.
Ua kujtojmë se në arsyetimin zyrtar, qeveria e vë theksin te prioriteti që ka qeveria për këtë sektor, shkruan Fol Drejt, përcjell RTV Okarina.