Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vendosur të nënshkruaj udhëzimin administrative me anë të së cilës rreth 40 % tarifat e përmbarueseve privat.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Sot, kam nënshkruar udhëzimin administrativ me anë të së cilit ulen rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat, të cilat kanë qenë më të lartat krahasuar me vendet e rajonit’’ ka shkruar Haxhiu.
Po ashtu Haxhiu ka thënë se kjo është në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
‘’Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme. Po ashtu sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike’’ ka shkruar më tutje Haxhiu.
Haxhiu ka shtuar se me hyrjen ne fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale.