Rozeta Hajdari e bën për spital një qytetar, e shkel me veturë në lagjen “Arbëria”

 

 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është përfshirë në një aksident në këtë të diel. Ajo e ka shkelur një këmbësor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, i cili për shkak të lëndimeve është dërguar me emergjencë në spital.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se ministrja Rozeta Hajdari ka shkaktuar aksident sot në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.

Ministrja Hajdari, sipas burimeve të sigurta të Demokracia.com, e ka shkelur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar me emergjencë për trajtim në spital.

Demokracia.com merr vesh se rasti ka ndodhur para një ore e gjysmë në Arbëri dhe policia e trafikut është marrë me rastin.

Demokracia.com ka kontaktuar ministren Rozeta Hajdari lidhur me këtë aksident, por ajo nuk është përgjigjur në telefonin e saj.

Policia, po ashtu, nuk ka kthyer ende përgjigje, pavarësisht insistimit të Demokracia.com për të marrë detaje rreth ngjarjes.