Gjilani fiton duelin kundër Drenicës

Gjilani ka fituar me rezultat 5-0 kundër Drenicës në kuadër të xhiros së 28-të të BKT Superligës.

Në pjesën e parë ishte ndeshje më e bukur dhe me më shumë raste nga të dy skuadrat.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Shkelzen Lushtaku i cili realizoi autogol dhe kaloi vendasit në epërsi në minutën 14′. Golin e dytë gjilanasit e shënuan në minutën 42′ pas një goditje të fuqishme nga Razak dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën 76′ vendasit shënuan dhe golin e tretë me autor Donjet Shkodra, kurse golin e katërt e shënoi Blerim Krasniqi në minutën 80′.

Progni shënoi golon e pestë në frymën e fundit dhe me rezultatin 5-0 përfundoi ndeshja.