Objekti shumë vjeçar i shkollës fillore në Polac, është dëmtuar jashtëzakonisht shumë, ajo ka pësuar shumë dëmtime në dritare dhe mure.
Për këtë dëmtim të qëllimtë ka reaguar kryetari i fshatit, Isuf Hoti i cili në rrjetin social facebook ka shkruar:
“Shkolla e Polacit eshte demtuar jane thyer te gjitha dritaret dhe dyert lajmrohet Policia erdhen ne vendin e ngjarjes dhe hapet si rast hetimet po vazhdojne.”