Ish-drejtori i degës i Bankës Kombëtare Tregtare, I.A, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
I njëjti ia ka mundësuar tërheqjen e 95 mijë eurove nga llogaria bankare e një qytetari.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.