Në 23 vjetorin e ekzekutimit të 17 martirëve të fshatit Kuqicë, ish kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar të rënet e këtij fshati duke shkruar:
“23 vite nga rënia e martirëve të fshatit Kuqicë të Skenderajt
Sot me nder e krenari kujtojmë sakrificën e gjithsej 17 martirëve të kombit, të cilët u ekzekutuan nga kriminelët serb me 6 prill 1999.
Në anën tjetër kujtojmë krimet që shteti serb bëri mbi civilët shqiptarë duke synuar shfarosjen e popullit tonë autokton.
Lavdi martirëve të fshatit Kuqicë dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”