Me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së 17 qytetarëve të fshatit Kuçicë të Skenderajt, sot janë bërë homazhe te lapidari i ngritur në nderim të martirëve.
Në homazhe kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal Adelina Spahiu, familjarët, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, drejtorët komunalë dhe banorët vendas.
Me këtë rast, kryetari Nura ka thënë se shprehin respekt të veçantë dhe mirënjohje të thellë për sakrificën e 17 martirëve të fshatit Kuçicë, në 23 vjetorin e vrasjes së tyre, nga forcat ushtarake e policore serbe.
“Rënie e tyre, bashkë me dëshmorët dhe martirët tjerë të luftës çlirimtare të Kosovës, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Lavdi e përjetshme martirëve të Kuçicës!”, ka thënë kreu i Skenderajt.