Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së me 42 vota pro dhe një abstenim

Me 42 vota pro dhe një abstenim, Agim Ademi u zgjodh president i shtëpisë së futbollit vendor, duke vazhduar kështu mandatin e tij të dytë

Ai u shpreh se nuk mund ta bëjë të gjithë punën i vetëm, dhe përmendi se edhe klubet që mendojnë ndryshe do t’i bind me punë.

Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së, duke ia dalë kështu të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në një votim të hapur.

Në këtë konventë punuese ishin të pranishëm edhe të dërguarit nga FIFA dhe UEFA, që monitoruan të gjithë procesin.