Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme.
Mexhid Krasniqi dyshohet se kishte kërkuar para nga qytetarët kinse për shërim, duke i mashtruar e përfituar nga ta.
Ai ishte në kërkim nga organet e rendit që nga 17 qershori i vitit të kaluar.
“Me këtë rast policia, pas një pune hetimore, ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë janë njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, personin në fjalë e ka shpallur në kërkim policor”.
Bashkë me të, para disa ditësh, është arrestuar edhe shoku i tij, Muhamet Gashi.
“Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari M.K. ka dy urdhër arreste aktive dhe, në koordinim me prokurorin, i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”.