Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nga sot do të jetë edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova vet Aliu.
“Po, sot në Kuvendin Zgjedhor jam zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës”.
Klankosova mëson se sot është zgjedhur edhe bordi i këtij asociacioni i përbërë nga dy anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy anëtarë nga PartiaDemokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Disa nga emrat e përzgjedhur në bord janë:
Imri Ahmeti-LDK;
Shaqir Totaj -PDK;
Bali Muharremaj-AAK