Gruaja që nuk ka gjak shqiptar, flet për dashurinë e madhe ndaj Shqipërisë

Prindërit e saj janë më origjinë austriake, por tani jetojnë në Shkodër të Shqipërisë, prandaj në LIBERO Amadea Stefa shpalos shumëçka nga historia jetësore e saj.

Madje se si, mbiemri i tyre  ka prejardhjen nga gjyshi i saj Shtefani, duke e rikthyer në Stefa.

Amadea me dashuri të madhe fliste për qytetin e Shkodrës dhe shqiptarët.

“Familja ime kanë ardhur në Shqipëri, në kohën kur Austria dhe Italia ishin bashkë dhe kur Shkodra njihej si një vend tregtar,  familja ime hapën dyqane në Shkodër. Po, kam lindur në Shkodër edhe pse prindërit nuk i kam shqiptarë ndihem shumë e lumtur dhe jam shumë krenare që jam shqiptare” tha Amadea, e cila ka vazhduar rrugën e saj për tu bërë mësuese e meditmit.

Ani pse takoi shumë kultura anë kënd botës, por sipas saj në çdo udhëtim dhe vend që shkon i shtohet edhe më shumë dashuria ndaj vendit të saj, Shkodrës.

Familja e saj ende jetojnë në Shkodër dhe kontribuojnë në sfera të ndryshme në Shqipëri.

Ndiqeni videon e plotë: /ATVLIVE/