Me 8 prill protesojnë sindikatat, në mesin e kërkesave edhe votimi i tërheqjes së 30% nga Trusti

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar protestë më 8 prill me kërkesat për shtesa prej 100 eurove për çdo të punësuar deri në miratimin e ligjit për paga.

Në mesin e kërkesave është edhe votimi i tërheqjes së 30% të Trustit, shkruan Jepi zë.

“Me date 8 ne ora 12, te gjitha sindikatat ne kuader te BSPK dhe sindikata e re e Kekut, kan proteste dhe ne kerkesat e tyre eshte edhe votimi i terheqjes se 30% te trustit, a do i bashkangjitemi kesaj proteste, per pro terheqjen e 30% te trustit”, ka shkruar një qytetar në Facebook.

Ndryshe, diçka që është parë si pozitive në këtë aspekt është se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.