Kërcënohet gazetari nga Skenderaj pas publikimit të dokumentarit për paratë e falsifikuara

Redaktori i portalit GazetaBlic i cili njëherit është edhe autor i emisionit “ExposeDiamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese lidhur me emisionin e fundit ku është trajtuar qarkullimi i parave të falsifikuara dhe shitja e tyre përmes rrjetit social “TikTok”.

Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din as kush

Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit Diamant Bajra.

Ky nuk është rasti i parë kur gazetari Diamant Bajra dhe ekipi i Gazeta Blic janë cak të kërcënimeve dhe sulmeve, por pavarësisht kësaj Gazeta Blic por as redaktori nuk do të tërhiqen e as frikësohen nga kushdo që ka për qëllim pengimin në kryerjen e detyrave tona.

(18) Expose – “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” – YouTube