Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar bilancin e luftës. Numri i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ka arritur në rreth 17.500, sipas skynews.
Sipas zyrtarëve, 17,500 trupa ruse janë vrarë, 1,735 automjete të blinduara janë shkatërruar, të cilat përfshijnë 131 helikopterë, 614 tanke dhe 135 avionë.
Javën e kaluar NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt. Megjithatë, gjatë javës së kaluar, Rusia tha se 1,351 ushtarë kishin humbur jetën që nga fillimi i luftës.