Përkujtohen 28 martirët e vrarë nga ushtria serbe në fshatin Nashec të Prizrenit

Familjarët së bashku me Shoqatën “Trojet e Arbrit”, si dhe komuna e Prizrenit sot organizojnë akademinë përkujtimore kushtuar 28 martirëve shqiptarë që u masakruan në marsin e vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe.

Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren dhe fillon në orën 10:00.

Ndërkohë pas akademisë do të bëhet zbulimi i Memorialit në fshatin Grazhdanik të Prizrenit në orën 14:00.

“Familjarët së bashku me Shoqatën “Trojet e Arbrit”, iu ftojnë për një pjesëmarrje masive në akademi në mënyrë që t’i përkujtojmë martirët që humbën jetën në mbrojtje të atdheut dhe popullit të tyre”, thuhet në njoftim.