Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është futbollisti shqiptar me vlerën më të lartë në treg.
Kartoni i kapitenit të Kosovës, dikur vlente vetëm 75 mijë euro, sa ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, tani vlera e mbrojtësit i cili aktivizohet në Napoli, ka kapur shifrat e 25 milionë eurove sipas faqes së specializuar TransferMarket.
Kurse, ajo e Granit Xhakës është 20 milionë euro.
Armando Broja është lojtari i dytë më i shtrenjtë i përfaqësueses shqiptare.
Rrahmani deri më tani me Napolin ka zhvilluar 55 ndeshje duke bërë paraqitje fantastike dhe duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 1 asist.
Kurse me kombëtaren e Kosovës ka zhvilluar 43 ndeshje duke shënuar 6 gola.