Njerëzit që i besonin ndryshimit dhe qeverisjes së Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut, siç duket kanë nisur të dëshpërohen së fundmi, shkruan portali rajoni.org.
Në një postim në Facebook të kryetarit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj i cili kritikon Sami Lushtakut, figuron emri i drejtorit të kulturës, Alban Berisha, ku pëlqen shkrimin në fjalë.
Alban Berisha pra ka bërë ‘like’ postimin e Hysni Mehanit në të cilin Sami Lushtaku quhet kërcënues.
Deri tani nuk dihet nëse ka përqarje në kabinetin e Nurës por burime të sigurta të portalit rajoni.org kanë thënë se pakënaqësi të medha ka brenda të nëndegëve për shkak të mosarritjës së përmbushjejs së premtimeve të bëra për punësime.