Bekim Jashari përkujton dëshmorët Ajet Gjinofci e Shaban Shabani

Ish kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në 23 vjetorin e rënies ka përkujtuar dëshmorët, Ajet Gjinofci e Shaban Shabani.
Postimi i tij i plotë:
23 vite nga rënia heroike e dëshmorëve, Ajet Gjinofci e Shaban Shabani, luftëtarëve të Lirisë, të cilët me luftën dhe sakrificën e tyre u bënë gurëthemel i shtetit tonë.
Sot me nder e krenari kujtojmë e nderojmë kontributin e tyre në çlirimin e vendit dhe njëkohësisht marrim forcë e motiv për të punuar pa u ndalur në jetësimin e amanetit të dëshmorëve tanë për të pasur një shtet të zhvilluar e mirëqenie për të gjithë.
Lavdi dëshmorëve, Ajet Gjinofci, Shaban Shabani dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!
Foto nga arkiva