Sot ka vdekur njëri nga punëtorët shumë vjeçarë të KEK-ut
Korporata Energjetike e Kosovës sot në mëngjes ka marrë lajmin se në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë punëtori i sigurimit, Izet Kastrati.
“Të pikëlluar nga largimi i parakohshëm nga jeta i punonjësit z. Izet Kastrati i cili ka shërbyer në kuadër të kompanisë së sigurimit të kontraktuar nga KEK, në emër të Korporatës, ngushëllime të sinqerta familjarëve u ka shprehur Kryeshefi Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi. U prefsh në paqe Izet!”, thuhet në lajmërimin e KEK-ut.