Kurti i shkon mysafir homologut norvegjez

Kryeministri Albin Kurti, do të takohet me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store, gjatë vizitës së tij zyrtare në Norvegji.
Bashkë me Kurtin, ka udhëtuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Gjatë qëndrimit atje, përveç takimit me kryeministrin Gahr Store, Kurti do të pritet edhe nga zyrtarë tjerë të lartë të Qeverisë norvegjeze.
Kujtojmë se bashkëshortja e Kurtit është nga Norvegjia, por kryeministri është shef edhe i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili la këtë shtet për të ardhur në krye të këtij dikasteri.