Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian 50-vjeçar

Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian 50-vjeçar

Biznesmeni italian, Tommaso Dini, 50-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë të cilën dyshohet se ia shkaktoi një shqiptar.


Tommaso është goditur disa herë me thikë gjatë natës midis së shtunës dhe të dielës, ku më pas u shtrua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Dëshmitarët e rastit kanë thirrur menjëherë për ndihmë, pasi panë që burri kishte plagë në gjoks dhe këmbë dhe pas dërgimit në spitali ai iu nënshtrua një operacioni delikat.

Sipas medieve italiane, i dyshuari, Ilir Leba, 48-vjeçar, me profesion murator si dhe ortak në një kompani ndërtimi me vëllain e tij, është arrestuar nga Policia e Italisë, pasi akuzohet se është autori i këtij krimi të rëndë.

Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. Kjo rezulton se ka sjellë edhe aktin fatal.

Ai jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka disa procedimi në policinë italiane.

Tommaso Dini la pas gruan dhe dy vajzat e tij.