Ish komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Bekim Shyti, dje është operuar duke i hequr me sukses copat e granatës si pasojë e të cilave ishte plagosur në vitin 1999.
Sot, për ta vizituar Bekim Shytin në vizitë ka shkuar edhe deputeti i PDK-së dhe njëri prej ish komandantëve të UÇK-së, Bekim Haxhiu, i cili me profesion është doktot, me ç’rast ka kujtuar momente nga marsi 1999 kur i kishte pastruar plagët Bekim Shytit, transmeton Veriu.info.
Postimi i Bekim Haxhiu:
Sot viziotiva mikun dhe bashkëluftëtarin tim Bekim Shytin, i cili iu nënshtrua operimit për t’i largur disa copa të granatave që i kanë mbetur nga lufta e fundit prej para 23 viteve.
Bekim Shtyti u plagos disa herë gjatë luftës dhe asnjëherë nuk e ndali pushkën, posa sherohej kthehej në front edhe më i motivuar për ta vazhdur luftën për liri.
Kur Bekim Shtyti u plagos në Oshlan në vitin 1999 kisha fatin t’ia pastroi plagën e lirisë, sot 23 vite pas, në liri i urova shërim të shpejtë té plagëve që ende çdo dité ia kujtojnë luftën.
Ndonëse plagët i mori për lirinë e atdheut Bekim Shyti, për largimin e copave të granatave , sot pagoi faturën 2000 euro.
Ndonse Ligji i garanton mbulim të shpënzimeve nga shteti!!!
Shërim të shpejtë komando!
P.S.
Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimerinë e Bekim Shtytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së, me gjithë respektin për prijësinë e luftës që po tregon.