Paralajmërohet shtrejtimi i bukës deri në 80 cent, kërkohet veprim urgjent i Qeverisë!

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Një popull në mëshirën e fatit”.

Në këtë dokumentar është pasqyruar gjendja ekonomike e qyteatrëve të vendit, e cila vlerësohet të jetë e rënduar, veçanërisht për familjet e varura nga skemat sociale dhe ato pensionale.

Në mungesë të masave tjera nga ana e shtetit për tejkalimin e krizes ekonomike, besohet se pasojat do të jenë të mëdha për qytetarët.

Çmimet janë shtrejtuar shumë në anën tjetër nuk është bërë asnjë veprim për ngritjen e pagave dhe kjo ndikoi edhe në ikjen e qytetarëve, në të kaluarën largoheshin ata që nuk kishin paga kurse tani po ikun ata që janë të punësuar, po ikun, mjekët, policët dhe pjesëtarët e FSK dhe kjo është e keqja që po i ndodh vendit në vitet e fundit”, tha për Expose Lavdim Hamidi nga FrontOnline.

Ne jemi ekonomi e ndërvarur, diku 70% importojmë, në momentin që ka bllokada ekonomike në vendete rajonit në pësojmë më keq se sa vendet tjera. Një ekonomi e mirë është kur ka më shumë eksport se sa import”, u shpreh Jakup Bellaqa, ekspert i ekonomisë.

Sipas tyre, qeveria duhet të marrë veprime konkrete para se të bëhet vonë për qytetarët.

Shteti në këtë rast duhet  ndërhy më shumë të dalë në terren, të rrit numrin e inspektorëve, sepse ende ka rritje të çmimeve të cilat janë të pa përballueshme“, deklaroi Bellaqa.

Tashmë për shkak të luftës që po ndodh atje nuk ka me pas mundësi me pas eksport të miellit, njëkohësisht edhe Serbia do të marrë masa për ta ruajtur për tregun e brendshëm dhe me automatizëm këtu do të rritet çmimi dhe sipas paralajmërimit  një bukë të shkojë nga 50 cent deri në 80 cent shumë shpejtë për shkak se Kosova nuk i plotëson nevojat e brendshme me grurë“, tha ndër të tjera Hamidi.

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: