Bekim Jashari së bashku me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, asambleistë, bashkëpunëtorë e qytetarë sot kanë kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë në këtë datë 23 vite me parë.
Postimi i tij i plotë.
“26 marsi është dita kur ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët, Ilir Lushtaku, Sadik Haziraj, Mustafë Qorraj, Arben Nura, Fazli Beqiri, Ismet Spahiu, Isuf Mulaj, Zeqir Mulaj si dhe martirë të fshatit Vitak dhe Pemishtë, të cilët sot bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, Komandantin e Policisë në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, asambleistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, i përkujtuam dhe vlerësuam lartë kontributin e tyre për Liri e Pavarësi.
Sot po ashtu morëm pjesë edhe në turneun në futboll, i organizuar në nderim të heroit tonë Ilir Lushtaku.
Sot përkujtojmë edhe masakren dhe gjenocidin e bërë nga ushtria serbe 23 vite me parë, mbi banorët e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël ku u ekzekutuan qindra qytetarë në menyrë mizore nga ushtria serbe, duke mos kursyer në mesin e tyre fëmijë, gra dhe persona të moshuar.
23 vite me parë, në qytetin e Suharekës u vranë edhe 50 anëtarë të familjes Berisha, të cilët u ekzekutuan në shtëpitë e tyre.
23 vite pas, ende dhimbja dhe plagët janë të freskëta kurse kriminelët serb shetisin të lirë pa marrë denimin e merituar për gjenocidin që bënë mbi popullin tonë.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Lirisë!” /RTV Okarina/