Ndotin e shkatërrojnë ndriçimin në Parkun Amerikan në Skenderaj, inspektorati në gjumë

Persona të pa ndergjegjshëm kanë hedhur mbeturina të shumta dhe kanë shkatërruar ndriçimin publik në Parkun Amerikan në Skenderaj, park ky të cilin e mbushi me pushimore dhe ndriçim publik qeverisja e Bekim Jasharit në vitin 2021, shkruan RTV Okarina.

Për këtë shkatërrim ka reaguar Dr. Fatmir Osmani, i cili ka falënderuar punëtorët e EKO NATYRA, për punën e tyre dhe ka kërkuar vetëdijësim të qytetarëve.

Pas reagimit të tij ka shkruar drejtori i ndermarrjes publike, Arben Veliu, i cili ka thënë se tashmë punëtorët e tij kanë pastruar parkun.

Nga ana tjetër inspektorati i komunës ende nuk ka reaguar për të gjobitur ndotësit.  /RTV Okarina/