Presidenti i Kroacisë në samitin e NATO-s propozoi që Kosova të pranohet në organizatë

Me këtë rast, presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë:

Përfaqësues të shumë shteteve janë mbledhur sot në Bruksel, në kuadër të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s.

Me këtë rast, presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë:

Milanoviq ndër të tjerash këtë e ka thënë në deklaratat e tij pas samitit, raporton “Index.hr”.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, e më në fund të bëhet një shtet i plotë”, deklaroi presidenti kroat.

Milanoviq tha se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Por ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia dhe Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Kosova dhe Serbia nuk u përmendën”, shtoi ai.