Vëllau i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe heroit Hamëz Jashari, Rifat Jashari, sot në 24 vjetorin e betejës së Gllogjanit, bashkë me nipin e tij Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Për këto homazhe ka shkruar Bekim Jashari në facebook:
“Bashkë me mixhën e dashur, Rifat, në shënim të 24 vjetorit të betejës së Gllogjanit, morëm pjesë në ceremoninë e homazheve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, aty ky pushojnë eshtrat e atyre që dhanë gjithçka për Lirinë e Pavarësinë tonë.
Sot kujtojmë e nderojmë dëshmorët që 24 vite me parë ranë në këtë betejë, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Vëllezërit Luan e Shkelzen Haradinaj dhe gjithë dëshmorët e Dukagjinit.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!” /RTV Okarina/