Policia Kufitare identifikon dhe konfiskon një shumë të madhe parash

Zyrtarët e Policisë Kufitare në Kaçanik/ Stacioni Policor për Kontroll Kufitar – Dheu i Bardhë, në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Serbisë, me datën 23/03/2022, në orën 20:20, sipas analizës së riskut dhe informatave, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit ‘audi’ me inicialet N.A., (1961), mashkull me shtetësi të Serbisë.
Gjatë kontrollit më të detajuar, në vijë të dytë të kontrollit, në brendi të automjetit, të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese të najlonit. Gjatë procedurave të tjera të kontrollit, janë zbuluar 35600 USD (tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind dollarë amerikanë) dhe 6.653.590 RSD (gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë dinarë serbë).
Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.