NATO po kërkon një pasardhës të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Shumë diplomatë thonë se është koha që një grua të drejtojë NATO-n.
Ish-kryeministri norvegjez Stoltenberg ka mbajtur pozicionin më të lartë civil në NATO që nga tetori i vitit 2014. Anëtarët e Aleancës ia zgjatën kontratën deri në shtator të vitit 2022.
Gazeta franceze Les Echos shkruan se në lojë janë gjashtë kandidatë që mund të pasojnë Stoltenberg. Midis tyre janë ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, zëvendëskryeministrja belge, Sophie Wilmes, ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ish-presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ish-ministrja holandeze e Mbrojtjes, Jeanine Hennis-Plasschaert dhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
Les Echos shkruan se favorite është Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila tashmë ka punuar në NATO si ndihmëse e sekretares së përgjithshme. Politico shkroi se Grabar-Kitaroviq mund të mburret me një nga biografitë më mbresëlënëse në mesin e shefave potencialë të ardhshëm të NATO-s, raporton index.hr.