Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit, Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Asllan Fazliu në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë dhe janë vendosur buqeta me lule të freskëta.
Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e heroit Asllan Fazliu.
“Sot në 23 vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën dhe heroizmin e atdhetarit të shquar, heroit të kombit, Asllan Fazliu, njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Kam pasur fatin të njoh edhe si mik, shok të shkollës e ilegales, jeta dhe vepra e të cilit lidhet me ngushtë me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë që dhanë jetën për lirinë e vendit”, ka thënë kryetari Lladrovci.
“Freskia e luleve të vendosura, simbol i freskisë në mendjet tona të sakrificës së tyre për çlirimin e vendit. Sakrificë kjo që u pagua për atë që ne sot e gëzojmë, lirinë, jetën.”
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Fazliu
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”