Kurti: Ministrja e Drejtësisë së shpejti do të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së shprejti do të shkojnë për vizitë në Hagë të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në RTK.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të shkojë së shpejti në vizitë te ish-krerët e UÇK-së, që janë duke u mbajtur në Hagë.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së shpejti do të shkojë në vizitë”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së, janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ai theksoi se nuk beson në “formulimin ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Së pari nuk besoj në formulimin ndërmarrje e përbashkët kriminale, ky është pretendim i prokurorisë, të cilin unë nuk e besoj, së dyti kur thuhet ndërmarrje e përbashkët kriminale, nga marsi i viti 1998, kur ne e kemi epopenë e UÇK-së, kjo e bën edhe më të pabesueshëm këtë etiketë dhe së treti u zgjat paraburgimi shumë. Së shpejti bëhet një vit e gjysmë në paraburgim, edhe unë kam qëndruar shumë, edhe në kohën e okupimit të Serbisë dhe pasluftës, kur ishim si robër lufte”, është shprehur Kurti.

Ai ndër të tjera ka thënë se tash është bërë situata edhe më e rëndë për shkak se Evropa është në rrezik.

“Kemi kryetarin e kuvendit të Serbisë prorus, i cili përditë flet kundër Kosovës, mohon gjenocidin serb dhe kemi ish-kryetarin e Kosovës, që është në burg, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi Kurti.