Në Prishtina është prezantuar raporti i fundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i titulluar “Rritja e Sistemit: Sigurimi i Dividendit Digjital”.
Sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës është rimëkëmbur fuqishëm në vitin 2021.
“Pas tkurrjes prej 5.3 për qind në vitin 2020, ekonomia e Kosovës u rrit për 10.5 për qind në vitin 2021, sipas vlerësimeve fillestare. Kjo rimëkëmbje e fuqishme u nxit nga një zgjerim i fortë i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, i mbështetur nga sektori i jashtëm i favorshëm dhe flukset e ringjallura nga diaspora. Edhe konsumi i brendshëm dhe investimet u rritën. Teksa projeksionet janë që ekonomia të vazhdojë të rritet, shtimi i pasigurive globale dhe dobësitë e mundshme në mjedisin e jashtëm mund ta frenojnë rritjen”, thekson raporti.
“Kosova ka një popullatë të re dhe ndërmarrëse, e cila është në pozitë të mirë që të përfitojë nga bumi i shërbimeve digjitale. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për ta ndihmuar Kosovën të mbyllë hendekun e perceptuar ndërmjet arsimit dhe biznesit, si dhe për të siguruar themelin që vendi të lulëzojë në ekonominë digjitale në mënyrë që talentet më të mira të vendit të qëndrojnë këtu”, ka thënë Neil Taylor, Shefi i BERZH-it në Kosovë.
Ndër të tjera është theksuar se angazhimi i BERZH në Kosovë, ku është potencuar investimi prej 600 milionë eurosh që nga fillimi i operimit.