President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit të Këshillit të Sigurisë ka njoftuar se do të flas për mediat në Beograd, shkruan Shqip.com.
Kurse në takimin e Këshillit të Sigurisë do të diskutohen temat aktuale të sigurisë si dhe do të diskutohet edhe vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ndërkaq në Beograd janë duke qëndruar edhe kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiç dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Në takimin me serbët e Kosovës është i pranishëm edhe i kërkuari nga drejtësia kosovare, Milan Radojçiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar lejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Ndryshe kryeministri kosovar ka deklaruar se ata që kanë dyshtetësi mund të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit nëpërmjet postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.