Kaluan mbi 1 javë që kur Ministria e Pushtetit Lokak publikoi raportin e përformancës dhe tranparencës për komunat e Kosovës, sipas të cilit Komuna e Skenderajt për vitin 2020 e udhëhequr nga ish kryetari Bekim Jashari, ka zënë vendin e parë, si komuna me përformancë më të mirë, shkruan RTV Okarina.
Këtë sukses të jashtëzakonshëm të arritur nga qeverisja e tij, Bekim Jashari ia kishte dedikuar komunës, zyrtarëve komunal dhe qytetarëve të Skenderajt.
Qeverisja aktuale e Fadil Nures e Sami Lushtakut, nuk reaguan fare për këtë të arritur të madhe që falë saj do të marrin mjete financiare nga Ministria mbi 500 mijë euro, si shpërblim për realizimin e projekteve të ndryshme.
Kujtojmë që deri në ardhjen e Bekim Jasharit në udhëheqje të Skenderajt Komuna e Skenderajt ishte në mesin e komunave me përformancë më të dobët dhe pa tranparencë. /RTV Okrina/