Arrestohet Vali Corelone pasi kanosi prindërit

Personazhi i njohur për publikun, Vali Corelone është arrestuar nga policia pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij.

Prindërit kanë deklaruar se ata ndjehen të rrezikuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar.  I dyshuari në vazhdimësi  shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ai ishte arrestuar edhe më parë për dhunë në familje pasi kishte kanosur prindërit. /Shqip.com