Kurti: Paga minimale në Kosovë do të bëhet 264 euro

Paga minimale pritet të bëhet 264 euro në Kosovës.

Këtë premtime e ka dhënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se paga minimale do të rritet nga 170 euro në 264 euro.

“Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro, por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro. Por, për këtë duhet të merremi vesh në Këshillin Ekonomiko Social”, është shprehur Kurti gjatë vizitës në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë

Kryeministri Kurti, gjatë fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve Nacionale të vitit 2021 në kohën kur edhe është bërë Kryeministër, kishte premtuar që paga minimale do të rritet nga 170 euro në 250 euro.

Ndërsa me 21 shkurt 2022, Kurti kishe paralajmëruar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale që sipas tij janë drejt përmbushjes së një tjetër zotimi.

“Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pagës minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike”, ka shkruar Kurti.