Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është në proces zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari i ri i këtij institucioni sportiv, shkruan Veriu.info.
Agim Ademi i njohur për skandale të shumta do të jetë në garë me Gramoz Vokkrrin, djalin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Pavarësisht skandaleve të shumta, kryetari aktual Agim Ademi nuk po heq dorë nga synimet për ta mbajtur këtë pozitë anipse UEFA në një vendim të vitit 2020 ia kishte ndaluar atij të ushtrojë çfarëdo funksioni lidhur me futbollin.
Organi i UEFA-s, për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë kishte marrë një vendim të tillë në gusht 2020, vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Online Veriu.
Sipas këtij vendimi Agim Ademit i ndalohet ushtrimi i çfarëdo funksioni lidhur me futbollin deri më 31 dhjetor 2022.
Sipas këtij vendimi Ademi ndalohet ta ushtrojë këtë aktivitet pasi ishte dënuar nga gjykata e Kosovës lidhur me veprën penale detyrim në tentativë nga Gjykata e Apelit në shkurt 2020 me nëntë muaj burg.
Pavarësisht këtij vendimi të UEFA-s Agim Ademi vazhdoi ta ushtrojë funksionin e kryetarit të FFK-së.
Së fundi Agim Ademi u arrestua nga policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj një zyrtari të FFK-së.
Më poshtë gazeta online Veriu u sjell vendimin e plotë të UEFA-s: