Me homazhe te lapidari në kujtim të të vrarëve dhe me një minutë heshtje, sot është përkujtuar 23 vjetori i vrasjes së bashkëqytetarëve tanë të lagjes II të qytetit të Skenderajt.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, familjarët dhe qytetarët, kanë nderuar të rënët për liri, gjaku i të cilëve u bë dritë në rrugën e shqiptarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi të vendit.
Në vitin 1999, një njësit paraushtarak e policor serb, kishin hyrë shtëpi për shtëpi në lagjen II të qytetit, dhe pasi kishin maltretuar qytetarët, kishin vrarë 8 prej tyre.
Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme nuk ka gjykim apo dënim për ata që kanë kryer këtë krim.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!